Gruaja vdiq pasi u hodh nga ballkoni, del emri, zjarri në Astir, i qëllimshëm?!

Zbardhet identiteti i 62-vjeçares e cila humbi jetën sot në spital, pasi tentoi që t’i shpëtonte flakëve në apartamentin e saj, duke u hedhur nga kati i tretë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir.
News 24 raporton se se bëhet fjalë për Hava Osmenajn, ndërkohë që i lënduar është djali i saj, Klodjan Osmenaj, i cili ndodhet në spital.
Duke qenë se zjarri ka qenë i madh, gruaja e gjendur në këto kushte, është hedhur nga dritarja e banesës, por s’ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, djalin e kanë nxjerrë jashtë banorët nga apartamenti e kanë çuar në spital.
Po ashtu News 24 bën me dije se ka dyshime që 36-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.


