Dhunë në familje / Goditi me pjatë kokës bashkëshortin, arrestohet gruaja
Lajmifundit
/
29 Shtator 2025, 20:57
Aktualitet

Një konflikt është regjistruar vetëm pak minuta më parë në lagjen 18 në Korçë.
Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur midis dy bashkëshortëve dhe gruaja ka plagosur lehtë në kokë burrin e saj me pjatë.
Rasti i dhunës sipas policisë ka qenë i përsëritur nga ana e bashkëshortes.
Aktualisht gruaja është shoqëruar në komisariat ndërsa bashkëshorti i saj pasi ka marrë mjekim është larguar nga spitali.
Top Channel


