Grabitje në Vlorë dhe Sarandë, arrestohen 3 persona në pak orë
Lajmifundit
/
2 Prill 2026, 15:00
Aktualitet

Policia ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për grabitje me dhunë në qytetet e Vlorës dhe Sarandës.
Në Vlorë, më 30 mars, një qytetare 39-vjeçare u plaçkit në lagjen “1 Maji”, ku i morën portofolin me një shumë parash. Autorët e arrestuar janë B. T., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, të dy banues në Vlorë. Si provë u sekuestrua shuma e grabitur.
Rasti i dytë ndodhi në Sarandë, ku një person tjetër është arrestuar po për grabitje me dhunë. Operacionet e shpejta të policisë rezultuan në kapjen e tre të dyshuarve brenda pak orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve vijojnë.


