E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, arrestohet 47-vjeçarja me dy emra

Aktualitet

E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, arrestohet

Ka marrë fund arratia për 47-vjeçaren Majlinda Avduli alias Dajana Tafani nga Elbasani, e shpallur në kërkim nga Roma.

47-vjeçarja me dy emra ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion