Grabiti çantën me florinj në argjendarinë në Vlorë, arrestohet autori

Aktualitet

Grabiti çantën me florinj në argjendarinë në

Arrestohet autori i grabitjes sot në Vlorë, ku me anë të një arme vodhi në një argjendari një çantë me florinj dhe më pas u largua. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:05 në bulevardin “Ismail Qemali.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases me inicialet E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi Martin Kapllani, 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion