Grabitet gruaja në Bujan të Tropojës, policia arreston një djalë e një vajzë

Aktualitet

Grabitet gruaja në Bujan të Tropojës, policia arreston një

Nje grua eshte grabitur diten e sotme ne Tropoje nderkohe qe policia deklaroi zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autoreve, te cilet jane nje vajze dhe nje djale.

Tropojë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës.

Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:

V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh.

Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje e municioneve luftarake".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion