Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në Gramsh, autorët të paidentifikuar

Aktualitet

Grabiten paratë në kasafortën e objektit të kultit në

Një objekt i kultit fetar në fshatin Grabovë të Gramshit është plaçkitur ditën e sotme, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.

Policia vendore konfirmoi ngjarjen dhe bëri me dije se kallëzimi në Komisariatin e Policisë Gramsh është bërë nga E. Xh., 42 vjeç, që ka objektin në administrim. Sipas tij, nga kasaforta e vendit të adhurimit është vjedhur një shumë parash.

“Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, tha policia, teksa ekspertët janë përpjekur të këqyrin për gjurmë daktiloskopike dhe prova të tjera.

Nuk jepen detaje rreth dinamikës dhe dyshimeve për autorësinë dhe shumën e grabitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion