Goditja në emision nga Berat Buzhala, reagon publikisht Albatros Rexhaj

Aktualitet

Goditja në emision nga Berat Buzhala, reagon publikisht Albatros Rexhaj

Një incident ndodhi mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku po diskutohej për temën e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Një përpalsje e tensionuar ndodhi mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhaj, ndër të tjera Buzhala i tha Rexhajt: Trus qaty, po ta kuptoj që je ardhë me prishë debatin….

Ndërsa, Rexhaj ia ktheu Buzhalës: S’je ti pronar i debatit, po mbylle gojën o burrë…

Më pas, Buzhala u ngrit nga karrigia e tij për ta goditur Rexhajn, ndërsa u dëgjua edhe një sharje
Në këtë situatë të tensionuar ndërhyri Blendi Fevziu dhe më pas Buzhala u kthye në vendin e tij.

Albatros Rexhaj sot doli me një video duke sqaruar incidentin e mbrëmshëm dhe tha se s’pati kontakt fizik mes tyre.

“Pavarësisht si duket në video, situata në studio ishte ndryshe. Nuk ka pasë kontakt mes meje edhe Beratit. Ai thjesht i nervozuar ngritët nga karrigia e tij e vjen në drejtimin timin edhe rri nja dy sekonda edhe shkon”, - shprehet Rexhaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion