Goditi me sende të forta ish- vjehrrën, shpallet në kërkim 30-vjeçarja në Durrës

Aktualitet

Goditi me sende të forta ish- vjehrrën, shpallet në kërkim

Policia e Durrësit ka nisur kërkimet për një 30-vjeçare, e cila akuzohet se ka dhunuar ish- vjehrrën e saj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armadhë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT