Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Mario Përlleshaj mohon se ka qëlluar drejt viktimës, dëshmojnë pesë të mitur

Aktualitet

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Mario Përlleshaj mohon se ka

Në vijim të procesit gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, seanca e radhës është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku kanë dëshmuar pesë të mitur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndër ta, dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime.

Në përputhje me parashikimet ligjore, dëshmitë e të miturve janë marrë pa praninë e të pandehurit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen. Ky i fundit, përmes avokatit të tij, ka mohuar deri më tani se ka qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se kishte shënjestruar vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur.

Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe shtatë persona të tjerë, nga të cilët katër janë të mitur dhe do të paraqiten sërish si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion