Gjyqi i themelit/ “President si je?” Meta-Leskajt nga brenda kafazit të xhamtë: Jam i fortë. Akustika, akustika… xhami

Aktualitet

Gjyqi i themelit/ “President si je?” Meta-Leskajt nga brenda kafazit

Seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shoqëruar me momente tensioni dhe komunikime direkte nga salla, ndërsa gjykata ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e palëve.

Gjatë ndërprerjes së seancës, Bujar Leskaj iu drejtua Metës nga salla me pyetjen: “President, si je? Je i fortë?”

Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, Meta iu përgjigj: “Jam mirë, jam i fortë”, ndërsa më pas tentoi të përshëndeste edhe mbështetësit dhe deputetin Flamur Noka, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit në kafazin e xhamtë.
Më pas, ish-presidenti u afrua pranë xhamit dhe tha: “Akustika, akustika… xhami.”

Bujar Leskaj: President, si je? Je i fortë?

Ilir Meta: Jam mirë, jam i fortë. (Nuk dëgjohet kur përshëndet Nokën dhe mbështetësit në sallë.) Afrohet dhe thotë: Akustika, akustika… xhami.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion