Gjykata rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Elvin Merlikës

Aktualitet

Gjykata rrëzon kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive

Gjykata e Posaçme vendosi këtë të premte të lirojë 20 pasuri të sekuestruara nga SPAK që i përkisnin Elvin Merlikës dhe familjarëve të tij. Gjykata rrëzoi kërkesën për konfiskimin e tyre.


Merlika është në kërkim nga SPAK që nga operacioni “Plumbi i artë”, i akuzuar si një nga personat që kishte përgatitur një atentat për eliminimin e Endrit Dokles. Nga sekuestro janë hequr 3 kompani private dhe 16 pasuri tw paluajtshme dhe 9 makina.


SPAK pretendoi se ato ishin krijuar nga burime të paligjshme, por ky pretendim sipas trupit gjykues të kryesuar nga Erion Bani nuk ishte i mbështetur në prova.

Në janar të këtij viti SPAK bëri kërkesën për konfiskim të pasurive të Merlikës dhe 8 personave të lidhur me të.

Lista e pasurive

100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri” Tiranë.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë Rruga “Karl Gega.
Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe Kurbin.
Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion