Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-prokurorit Lalla, shfuqizon gjykimin e shkurtuar

Aktualitet

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-prokurorit Lalla,

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të shfuqizuar gjykimin e shkurtuar. Kjo do të thotë që procesi fillon nga e para dhe Llalla fiton kohë deri në shpalljen e një vendimi ndaj tij.

Më 2 prill, gjykata kishte shtyrë për ditën e sotme seancën, ku shkaku i shtyrjes ishte ndërrimi i avokatit. Seanca e radhës pritet të mbahet në 20 prill.

“Do ta çoj çështjen deri në fund”, u shpreh Lalla përballë Gjykatës.

Në konkluzionet përfundimtare të lexuara në 19 mars, prokurorët e SPAK kërkuan deklarimin fajtor të Llallës dhe dënimin e tij me 2 vite burg, por për shkak uljes që garanton gjykimi i shkurtuar, kërkesa përfundimtare e SPAK për ish-kryeprokurorin ishte një dënim me 1 vit e 4 muaj burg.

Ish-prokurori u hetua për katër vepra penale, mes të cilave “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”, por në përfundim u dërgua i pandehur vetëm për “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion