Helmohen me lëng protokalli të skaduar, vdesin 10 persona në Nigeri
Lajmifundit
/
16 Prill 2021, 13:06
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku 10 persona kanë humbur jetën pasi konsumuan lëng të skaduar. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se pijet e prodhuata në vend blihen me shumicë nga dyqanet lokale ose shitësit e rrugës dhe përgatiten duke shtuar ujë.
Fatkeqësisht, këtë lëngun e helmuar e kanë konsumuar mbi 400 persona, të cilët kanë përfunduar në spital.
Autoritetet zyrtare kanë nisur hetimet për rastin e rëndë, ndërkohë që qeveria i ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes me gjërat që konsumojnë.


