Gjendet një i mbytur në rezervuarin e Gjançit, mister identiteti

Aktualitet

Gjendet një i mbytur në rezervuarin e Gjançit, mister

Një lajm i rëndë ka ardhur ditën e sotme nga Korça, ku mësohet se një person është mbytur në rezervuarin e Gjançit. Informacionet e para kanë treguar se identiteti i viktimës nuk është identifikuar ende, gjithashtu mbetet mister edhe shkaku i kësaj ngjarje të rëndë.

”Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion