Gjendet makina e djegur në Tapizë, brenda saj zbulohen dy automatikë

Aktualitet

Gjendet makina e djegur në Tapizë, brenda saj zbulohen dy

Një automjet i djegur brenda të cilës u konstatuan dy armë zjarri është gjetur pranë një impianti të përpunimit të inerteve në zonën e Tapizës në Fushë-Krujë.


Automjeti është zbuluar nga policia rreth orës 21:30 të së premtes (3 tetor).

Nga konstatimi brenda mjetit u gjendën edhe dy armë zjarri automatike dhe një krehër.

“Rreth orës 21:30, në afërsi të një impianti për përpunimin e inerteve, në Tapizë, është djegur plotësisht një automjet tip “Peugeot”. Gjatë këqyrjes, në brendësi të tij janë gjetur dy armë zjarri automatike dhe një krehër. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton Policia e Tiranës.


Grupi hetimor po punon për të sqaruar ngjarjen si dhe për të zbuluar nëse armët dhe automjeti janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion