Përplasi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër, arrestohet efektivi i policisë

Aktualitet

Përplasi për vdekje këmbësoren në Gjirokastër,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë–Gjirokastër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë A. M., me detyrë Shef i Kufirit të Gjelbërt Kakavijë, nën dyshimin për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Arrestimi erdhi pas një aksidenti të ndodhur një ditë më parë, ku gjatë drejtimit të automjetit, ai përplasi shtetasen K. H., e cila fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve.

Autoritetet kanë kryer veprimet e para hetimore, përfshirë këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e mjetit si dhe marrjen e një mostre gjaku për ekspertizë toksikologjike. Testi i alkoolit rezultoi negativ.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjirokastrës, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion