“Gërdeci”/ Seanca për Fatmir Mediun, prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë
Lajmifundit
/
23 Dhjetor 2025, 14:09
Aktualitet

Gjatë seancës gjyqësore për Fatmir Mediun, Prokuroria ka bërë parashtrimet mbi provat shkresore.
Sipas raportimit Prokuroria kërkon të pyetet dëshmitarja Manjola Agolli, sekretare e ish-ministrit të Drejtësisë, e cila ende nuk është gjetur.
Në seancën e radhës, mbrojtja do të ketë mundësinë të bëjë objeksionet e saj dhe do t’i jepet koha e nevojshme për përgatitje. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 14 janar, në orën 09:00.


