Prokuroria e Sarandës çon në gjyq 3 persona për rrëmbimin e “Koçoles” dhe Sulovarit

Aktualitet

Prokuroria e Sarandës çon në gjyq 3 persona për

Prokuroria e Sarandës ka dërguar në gjyq tre persona në lidhje me rrëmbimin në vitin 2023 të Leonard Theodhorit, i cili njihej si “Koçolja” dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqit)

“Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.169/2023 dhe 369/2025 (ndarë nga procedimi penal nr.169/2023) në lidhje me ngjarjes e rrëmbimit të shtetasve L.Th. dhe F. S., dërgohet për gjykim çështja penale në ngarkim të të pandehurve si më poshtë: A. M, i dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” parashikuar në nenin 109/3 dhe 25 të K.Penal; S. B,  i dyshuar për veprën penale “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga neni 305/b i K.Penal; dhe  S. L, dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar nga neni 141/a/2 i K.Penal”, njoftoi prokuroria.

Sipas organit të akuzës vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Leonard Theodhori dhe Fatmir Sulovari, të dy të njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë, u denoncuan të zhdukur nga familjarët në prill të vitit 2023 dhe pavarësisht kërkimeve të bëra, autoritetet ende nuk kanë gjetur trupat e tyre.

 

ME TE LEXUARAT