Gazetari Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë, u bë një aleancë dhe trupin…

Aktualitet

Gazetari Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë, u bë një

Ervis Martinaj, fati i të cilit nuk dihet prej gushtit të vitit 2022, dhe për këtë shkak babai i tij, Mustafa Martinaj kërkon zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Gazetari Artan Hoxha thotë se Martinaj është vrarë dhe kufoma e tij është zhdukur. Sipas tij, në botën e krimit është bërë një aleancë midis grupeve vetëm për të eliminuar Ervis Martinajn.

”Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë ata nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet. Versioni është që ata e kanë rrëmbyer dhe e kishin vrarë dhe zhdukur kufomën. Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin.

Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit. Ti mund t’i fshihesh kujdo këtu, sidomos asaj aleance që kishin qenë kundërshtarë me njëri-tjetrin dhe u bën bashkë për të goditur atë. Jam i bindur që e kanë eliminuar”,-tha Hoxha.

ME TE LEXUARAT