Gazetari bën deklaratën e fortë: Rama ka kërkuar takim me Altin Dumanin, kreu i SPAK s’ka pranuar

Aktualitet

Gazetari bën deklaratën e fortë: Rama ka kërkuar takim me

Gazetari Ervis Iljazaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, ku kanë folur për arrestimin e Jorgo Goro dhe Fredi Belerit.

Gjatë bisedës Iljazaj ka bërë dhe një deklaratë duke thënë se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani, por që ky i fundit nuk ka pranuar.

Gazetari ndër të tjera u shpreh se kjo tregon se drejtësia është e pavarur dhe nuk ka pse kryeministri të takohet me një kryeprokuror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E dini ju që Edi Rama nuk e takon dot Altin Dumanin. Nuk e takon dot këtë e kam me informacione. Nuk pranon takim. Rama ka kërkuar takim dhe nuk e takoi dot Dumanin. Ja kjo është. Kjo duhet të ndodhë, nuk ka pse kryeministri të takohet me kryeprokurorin. Nuk ka më takime me demek bashkëpunim.

Nuk ka as në botë që një kryeprokuror të takojë kryeministrin. Ç’punë ka kryeministri me kryeprokurorin”, tha ai ndër të tjera në “Euroneës”.

ME TE LEXUARAT