“Futi 32 tonë kokainë”! Gazetari zbulon emrin e shqiptarit: E kaloi në portin e Antverpit…

Aktualitet

“Futi 32 tonë kokainë”! Gazetari zbulon emrin e

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews se krerët shqiptarë të trafikut ndërkombëtar të drogës kanë futur në Evropë nga Amerika Latine tonelata me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ai tregoi se vetëm Franc Çopja, një emër i njohur i botës së krimit, ka arritur të fusë brenda një periudhë shumë të shkurtër në portin e Antverpit në Belgjikë, një sasi prej 32 tonë kokainë

“Në Belgjikë ishte porti i zbarkimit të kokainës, lufta niste atje dhe ne mblidhnim kufomat këtu. Janë një seri të vrarësh. Kemi parë atentate në pedonale të Brukselit, veprohej haptazi edhe në zonat më të populluara.

Marrja nga Emiratet e Bashkuara e Franc Çopjas u quajt sukses shumë i madh nga belgët. Vetëm në vitin 2023, nga 20 maji deri në 26 qershor autoritetet belge pretendonin se një organizatë shqiptare që sipas tyre drejtohej nga Franc Çopja, mori tre ngarkesa prej 32 tonë kokainë nga porti i Antverpit. Ai në atë kohë gjendej në Shqipëri”-, tregoi Hoxha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion