Furnizonin Firencen me drogë, shkatërrohet banda shqiptaro-rumune

Aktualitet

Furnizonin Firencen me drogë, shkatërrohet banda shqiptaro-rumune

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një bandë kriminale pas një operacioni të zhvilluar në Firence dhe Pratos ku u vunë në pranga 5 persona. Dy prej tyre janë lënë në burg, ndërsa tre të tjerët janë lënë në arrest shtëpia. Në mesin e trafikuesve ka edhe shqiptarë.

Gjatë hetimeve u sekuestruan 5 kilogramë kokainë, 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9×21.

Banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe dërgonte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në Firences dhe më pas e trafikonte në të gjithë Toskanën. Banda ka qenë shumë aktive edhe pse më parë disa persona të grupit kanë rënë në pranga.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion