Noka zbardh diskutimet në mbledhjen e Kryesisë: Ja rolet që do të ketë secili koordinator në PD

Politikë

Noka zbardh diskutimet në mbledhjen e Kryesisë: Ja rolet që do

Nënkryetari i PD-së, Flamur Noka në një deklaratë për media, ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e Kryesisë.

Ai tha se diksutuan të gjitha format e diversifikimit dhe përshkallëzimit ku paralajmëroi protesta në të gjithë vendin.

“Vendimet për të përjashtuar dhe shpallur armiq deputetët e opozitës, të cilët në seancën e fundit demonstruan krejtësisht brenda rregullores, me pankarta, tregon se regjimi ka një vullnet për të asgjësuar çdo gjë, forcë dhe kundërshtar që nuk mund të hyjë në kthetrat e tij. Rama po hedh hapat më të rrezikshëm të instalimit të një neodiktature. PD është e vendosur të qëndrojë përballë dhe diskutuam format e diversifikimit dhe përshkallëzimit duke e çuar me mosbindje civile. U diskutuan dhe format e përshkallëzimit që do të zbresim në të gjitha degët e Shqipërisë, do të ketë protesta në të gjitha rrugët”, tha Noka.

Ndër të tjera, deputeti demokrat foli dhe për 4 koordinatorët, për të cilët tha se do të jenë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë, ndërsa për Belind Këlliçin tha se do të jetë drejtues politik i Tiranës.

 

“Zyra e organizimit do të forcohet me 4 koodrdinatore, Këllëçi do të jetë drejtues politik i Tiranës. Janë ndihmës në çështjet e organizimit të partisë. Çështje ditësh do të merrni vesh për bashkimin e PD-së”, tha Noka

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion