Fshehu kokainë në të brendshme, përfundon pas hekurave “turisti” shqiptar në Itali

Aktualitet

Fshehu kokainë në të brendshme, përfundon pas hekurave

Një shqiptar është ndaluar nga policia në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike. Ai kishte shkuar si turist në Treni, por një denoncim zbuloi aktivitetin e  tij të vërtetë.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas një denoncimi të banorëve të rrugës Vallecaprina, një zonë banimi në periferi të qytetit, të cilët kishin telefonuar disa ditë më parë për të raportuar praninë e një makinë e dyshimtë: qytetarët e alarmuar menduan se mund të ishte dikush që po planifikonte vjedhje banesash. Një patrullë e policisë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe pasi identifikuan makinën, e ndaloi.

Drejtuesi ishte një turist shqiptar, pa precedentë penalë, i cili kishte hyrë në Itali më 9 janar nga Bari.

Edhe pse nga kontrollet nuk u zbulua ndonjë rrethanë e dyshimtë, burri u mbajt ende në vëzhgim deri të premten e kaluar, më 26 janar, kur agjentët e seksionit të katërt antidrogë e panë duke lëvizur në drejtim të Vallecaprinës. Këtu, ende nën syrin e hetuesve, ai ndaloi në një rrugë pranë disa drurëve dhe më pas u nis përsëri.

Në këtë moment ai është ndaluar për kontroll dhe efektivët kanë vënë re menjëherë fryrje poshtë xhaketës në lartësinë e bicepsit dhe poshtë pantallonave mes këmbëve. Ai u kontrollua dhe u gjetën rreth 500 qese më drogë poshtë veshjeve të tij, madje edhe në të brendshme.

Nga kontrollet e mëvonshme u konstatua se lënda e gjetur ishte kokainë, e cilësisë së shkëlqyer, e cila sipas hetuesve do të sillte mbi 25 mijë euro në treg. 26-vjeçari brenda pak ditësh u arrestua dhe mëngjesin e së shtunës, pasi u vërtetua arresti, u dërgua në burg, ku do të festojë ditëlindjen në pritje të gjyqit që do të mbahet në fund të shkurtit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion