U kapën “mat” duke shitur drogë në lagjet e Fierit, në pranga 4 persona

Aktualitet

U kapën “mat” duke shitur drogë në lagjet e Fierit,

Policia e Fierit ka arrestuar katër persona, të cilët u kapën duke shitur kokainë dhe kananis në lagjet e qytetit të Fierit.

Në pranga, në kuadër të operacionit “Tempulli 2” kanë rënë Mirel Saliaj, Enri Zadrima, Fadil Shehu dhe Miklodjan Çuko.

Në cilësinë e provës materiale, policia u sekuestroi dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje, 3 peshore elektronike dhe 4 celularë.

“Si rezultat, në lagjen “Apollonia”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit M. S., 33 vjeç, E. Z., 39 vjeç, F. Sh., 34 vjeç, dhe M. Ç., 41 vjeç, të katërt banues në Fier .

Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qëndër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.

Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion