I hodhën në erë zyrën në ish-bllok, zbardhet dëshmia e noteres Esmeralda Dauti

Aktualitet

I hodhën në erë zyrën në ish-bllok, zbardhet

Noterja Esmeralda Dauti ka dëshmuar para “bluve” pas shpërthimit me tritol të zyrës së saj në zonën e ish-bllokut. Noterja është shprehur se nuk ka konflikte me njeri.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:10 dhe fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

"Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.", njofton policia. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion