FOTO/ Shembja e galerisë në minierën e Martaneshit, kush është minatori 29-vjeçar që humbi jetën

Aktualitet

FOTO/ Shembja e galerisë në minierën e Martaneshit, kush

Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit. Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.

Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku, vetëm 29 vjeç humbi jetën, ndërsa shtetasi Hajdar Bala, rreth 40 vjeç është transportuar në spital për ndihmë mjekësore informoi policia e Dibrës. Aksidenti  i rëndë u shënua sot rreth orës 12:50 minuta (21 maj 2024).

Report Tv e Shqiptarja.com mëson se Bala është nisur me urgjencë  me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku dhe po i nënshtrohet operacionit. 
Burime paraprake për Report tv bëjnë me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është 'Ylberi sh.p.k"

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin  e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion