Tragjike në Itali, 34-vjeçari shqiptar humb jetën teksa punonte

Bota

Tragjike në Itali, 34-vjeçari shqiptar humb jetën teksa punonte

Një shqiptar nga Kosova, 34-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga një lartësi prej gjashtë metrave teksa punonte në çmontimin e çatisë në supermarketin në Udine.

Lajmi është konfirmuar nga mediat italiane ku shkruajnë se 34-vjeçari N. P., me origjinë nga Kosova, ka vdekur si rezultat i lëndimeve të marra, ndonëse atij i ishte dhënë ndihma e parë nga kolegët dhe po ashtu nga stafi mjekësor që erdhi te vendi i ngjarjes.

“Ai është punonjësi i dytë, që brenda pak javëve, bie nga çatia dhe vdes në provincën e Udines. Këto tragjedi më nuk bën të ndodhin: jo më vdekje në vende të punës”, është thënë nga sindikata e punëtorëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion