“E kanë torturuar, e lanë pa bukë”, dhëndri i mbyti vajzën në krevat, babai rrëfen bisedën e fundit me 24-vjeçaren

Met Gjura, babai i Elenora Toçit e cila u mbyt në krevat nga bashkëshorti i saj Lulzim Toci në banesën në Itali, ka hedhur akuza ndaj krushqve se i kanë torturuar vajzën.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në news24, babai i 24-vjeçares rrëfeu se vjehërrit e kanë lënë pa bukë të renë, kur i shoqi jetonte në emigrim në Itali.
E kishin torturuar se mua s’më kishin treguar, më mbrapa më tregoi vajza. Edhe asistencën ia kishin marrë tek shtëpia. Unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e kurrgjë”, tha ai, duke shtuar se i dërgonte për të ngënë së bijës dhe dy djemve të saj të mitur.
Deklarata e babait të viktimës:
Kam folur parmbrëmë
Çfarë të tha?
I thashë si je? A je mirë, po ai si është? S’ka qenë mirë tha, ka qenë në spital me atë pronarin nuk e di. Se pata probleme dhe këtu nëpër gjyqe
Kishin një vit të ndarë?
Jo, jo 6 muaj
Shkuat në gjykatë?
Në gjykatë u bë shkurorëzimi. Ai më kërkoi ‘jo kam bërë gabime, jo kam gabuar’ dhe unë pranova për hatër të çunave
Do ta marr në Itali tha, nuk e mbaj më tek baba dhe tek nëna. Baba dhe nëna e tij kanë qenë më probleme
Kishte probleme me vjehrrit?
Ata i kanë bërë ashtu, se hajde de çuni të kishte ndonjë tjetër, apo goca ime ndonjë tjetër, por këta s’kanë dashur asnjë. Me pak fjalë problem është nëna e baba.
Eleonora u martua 16-vjeçe, e njohu vetë?
Po që 16-vjeçe
Si e trajtonin?
E kanë lënë pa bukë, i merrnin asistencën.
E kishin torturuar se mua s’më kishin treguar, më mbrapa më tregoi vajza. Edhe asistencën ia kishin marrë tek shtëpia. Unë ju kam çuar bukë, e linin pa bukë e kurrgjë.
Po Lulzimi i çonte të ardhura familjes?
Jo asnjë të ardhur
E kanë trajtuar keq ndaj u ndaj?
Jo se u nda, por e pruri këtu
Pasi fole me Eleonorën dhe mësove se Lulzimi nuk ishte mirë, mbas disa orësh ka ndodhur edhe ngjarja, dini gjë çfarë ka ndodhur?
Jo unë s’di gjë. Jam i papunë, me një asistencë. Nuk dija asgjë, kur erdhi dikush më tha kështu kështu ka ndodhur. Më tha ka vdekur, mua më ka vdekur edhe një çun 13-vjeç.


