“Foleja” e prostitucionit në Durrës, arrestohet shijaksi që u konfliktua me të renë nga Barcelona

Aktualitet

“Foleja” e prostitucionit në Durrës, arrestohet shijaksi

Policia e Durrësit ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili u konfliktua me një 23-vjeçare nga Barcelona më 6 mars 2024.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Policia thotë se ka vënë në pranga shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak. Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion