Fier, kabina e pallatit përfshihet nga flakët, shmanget në kohë përhapja e zjarrit

Aktualitet

Fier, kabina e pallatit përfshihet nga flakët, shmanget në

Një kabinë ku ndodheshin matësat e energjisë elektrike  u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5- katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.

Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse. Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.

Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet , por hetimet për ngjarjen vijojnë.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion