Fier/ 44-vjeçari zhduket pa gjurmë, motra denoncon në Polici

Aktualitet

Fier/ 44-vjeçari zhduket pa gjurmë, motra denoncon në Polici

Një 44-vjeçar nga qyteti i Fierit është shpallur i zhdukur prej tre ditësh, pasi familjarët nuk kanë mundur të kenë asnjë kontakt me të.

Denoncimi është bërë nga motra e tij, e cila mëngjesin e djeshëm iu drejtua Komisariatit të Fierit duke raportuar humbjen e vëllait. Sipas kallëzimit të saj, shtetasi F. Gj., 44 vjeç, është parë për herë të fundit më 19 gusht, kur ka dalë nga banesa e saj. Që prej atij momenti nuk ka dhënë më asnjë shenjë jete.

Policia ka nisur menjëherë verifikimet dhe kërkimet, duke marrë në pyetje të afërm, të njohur dhe persona që mund të kenë pasur kontakte me të. Paralelisht, po kontrollohen edhe qelizat telefonike, si dhe aktiviteti në rrjetet sociale, për të krijuar një gjurmë të fundit të lëvizjeve të tij.

Burime zyrtare thanë se materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit, e cila do të ndjekë vijimin e hetimeve për zbardhjen e rrethanave. Deri tani, nuk jepen detaje mbi shkaqet e mundshme të largimit, ndërsa familja kërkon ndihmën e institucioneve dhe qytetarëve për gjetjen e tij.

Zhdukja e 44-vjeçarit ka shtuar shqetësimin e familjarëve, të cilët prej ditësh e kërkojnë pa rezultat.

ME TE LEXUARAT