Çështja ‘Shullazi’/ Plas debati në Apelin e Posaçëm, caktohet gjykim pa avokatë mbrojtës për të pandehurit

Aktualitet

Çështja ‘Shullazi’/ Plas debati në Apelin e

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore pa avokatë mbrojtës në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për Emiljano Shullazin dhe Gilman Dodanin, duke bërë që të ketë debate të forta në sallë.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit i ka paralajmëruar një javë më parë të pandehurit se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të merrej vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Gjykata ka marrë vendim në bazë të refuzimit të tyre për mbrojtje duke e cilësuar si shtyrje të qëllimshme të procesit dhe pse kanë mundësi të përballojnë avokatët financiarisht.

Avokati i Blerim Shullazit, Vladimir Meçe tha në një deklaratë për mediat se është veprimi më skandaloz i kryer ndonjëherë nga ndonjë gjykatë në vend dhe se po shkelet ligji.

Meçe theksoi se e drejta e mbrojtjes prevalon mbi çdo të drejtë tjetër dhe nuk mudn të shkelen nenet e Kushtetutës nga vetë trupa gjykuese, prandaj shtoi ai do të kërkohet përjashtimi i tyre nga organet kompetente.

Seanca gjyqësore sot është zhvilluar pa avokatë mbrojtës dhe vetëm me të pandehurin Endrit Qyqja në sallë gjyqësore. Avokatja e tij tha se nuk dihet se çfarë po ndodh brenda sallës gjyqësore.

Për Shullazin dhe bandën e tij Apeli e ka nisur gjykimin prej dy vitesh tashmë. Ata janë të dënuar me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

“Gjatë seancës u bë një debat shumë i gjatë sepse e drejta e mbrojtjes prevalon mbi cdo tjetër. Emiljano Muca dhe Daniela Shirka kanë pasur konflikt në gjykimin e këtij rasti madje Muça ka dhënë dorëheqjen. Rezaurimi i listës së avokatëve sepse kjo gjykatë mbështetet te avokatë të listës që janë ose të sëmurë, me kemp, një tjetër është kujdesur për djalin.

U zgjodhën avokatë nga lista për të dy të pandehurit. Është vendim i pashembullt, i padëgjuar, séance pa prezencën e avokatëve mbrojtjes madje as Shullazi.

Ne jemi në shërbim të tyre dhe jo në të gjykatës, detyrën e bëjmë deri në fund por ky vendim është skandaloz na bëri që të kërkojmë dhe përjashtimin e trupës gjykuese.

Jo vetëm do e bëjmë publik këtë veprim të gjykatës por do u drejtohemi të gjitha organeveve kompetente”-u shpreh Meçe.

Avokatja e Endrit Qyqja: Nuk e dimë se cfarë po ndodh në seancë.

Endrit Qyqja ishte przent në sallë, më bëri përshtypje që Gjykata harron mbrojtjen e detyrushme.

Avokatët nuk janë të paanshëm, një pjesë janë shkarkuar nga vetingu në Këshillin e lartë Gjyqësor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion