Hetimet për ‘Ballukun’, SPAK firmos urdhra kontrolli, agjentët e BKH zbarkojnë në banesa dhe zyra

Aktualitet

Hetimet për ‘Ballukun’, SPAK firmos urdhra kontrolli,

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimeve për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Agjentët e BKH-së kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente për të zbatuar urdhrat e firmosur nga gjyqtari i hetimeve paraprake.

Kontrollet po kryhen në kërkim të provave të reja, për të cilat kanë lindur dyshime gjatë hetimeve.

Këto veprime hetimore, kryhen në kohën kur SPAK vendosi të zgjasë hetimet edhe për 3 muaj për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilën e ka ftuar të paraqitet me datë 31 korrik, ndonëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër duke pretenduar se ka angazhime.

Balluku po hetohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje barazie ne tendera.

ME TE LEXUARAT