EMRI/ U ekzekutua sot në Greqi, zbardhet identiteti i 41-vjeçarit shqiptar!

Aktualitet

 

EMRI/ U ekzekutua sot në Greqi, zbardhet identiteti i 41-vjeçarit

Altin Arapaj është  41-vjeçari i ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Sipas mediave greke, ai është ekzekutuar është qëlluar me armë zjarri brenda një vreshti, ku plumbi e ka goditur në faqe.

Sipas raportimeve, pasi është qëlluar, viktima ka arritur të telefonojë gruan e tij dhe i ka thënë emrin e autorit, teksa mediat greke citojnë se i ka thënë "më ka qëlluar një mik".

Arapaj rezulton person me precedentë penalë në Greqi, për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë ai rezulton i përfshirë edhe në trafik droge. Ndërkohë, Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion