EMRI/ Shqiptari i arratisur nga Britania kërkon të mos ekstradohet: Frikë nga gjakmarrja

Aktualitet

EMRI/ Shqiptari i arratisur nga Britania kërkon të mos ekstradohet:

Një shqiptar i arratisur, i akuzuar si “trafikant armësh”, kërkon të mos ekstradohet nga Britania e Madhe, duke pretenduar se rrezikon të vritet për shkak të një “gjakmarrjeje” lidhur me një borxh prej 25,000 paundësh.

Alban Gjidiaj, 29 vjeç, sipas Daily Mail, është i kërkuar nga prokurorët shqiptarë për një skemë të supozuar për të trafikuar tetë armë dhe fishekë nga Shqipëria për t’i shitur bandave në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u arrestua në janar nga Policia Metropolitane, por u la i lirë me garanci 5,000 paundësh.

Dje, ai u paraqit në Gjykatën e Westminster-it për të kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri, ku mund të përballet me 17 vite burg nëse shpallet fajtor.

Vëllai i tij, Almir Gjidiaj, 34 vjeç, është gjithashtu i akuzuar për përfshirje në këtë skemë dhe ndodhet në paraburgim në Kolumbi. Sipas prokurorisë, Gjidiaj dhe vëllai i tij ishin destinatarët e një tavoline druri që përmbante armë të fshehura dhe municione, të cilat ishin gjetur gjatë një kontrolli në portin e Durrësit në prill 2023.

Avokati i Gjidiajt argumentoi se rreziku kryesor për klientin e tij lidhet me një borxh të marrë nga babai i tij për trajtim të kancerit, i cili sipas rregullave të gjakmarrjes do të binte mbi të madhin vëlla, e më pas mbi Albanin. Ai tha se Gjidiaj kishte frikë për jetën e tij, pasi ishte ndjekur disa herë gjatë viteve të universitetit dhe kishte ikur ilegalisht në Britani në vitin 2018.

Gjidiaj mohoi importimin e armëve dhe bëri të ditur se nuk kishte bërë telefonatat kërcënuese që i atribuohen. Ai ka aplikuar për azil në Britani në tetor 2023, por aplikimi u refuzua dhe më pas mori vizë familjare për shkak të bashkëshortes dhe djalit të tij 15-vjeçar.

Gjykata po shqyrton kërkesën e tij për të mos u ekstraduar në Shqipëri, duke marrë në konsideratë rrezikun që Gjidiaj pretendon se i kanoset nga një gjakmarrje e lidhur me borxhin e familjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion