Emri/ Shpoi gomat e pesë automjeteve radhazi, procedohet 37-vjeçari në Sarandë

Aktualitet

Emri/ Shpoi gomat e pesë automjeteve radhazi, procedohet 37-vjeçari


Një 37-vjeçar është marrë nën procedim, pasi akuzohet se ka dëmtuar 5 automjete në seri brenda pak minutash.

Policia e Sarandës bëri identifikimin dhe arrestimin e Geard Çoçka, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të qytetit bregdetar, gjatë orëve të natës së djeshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 20 dhjetor, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar gomat e pesë automjeteve që ndodheshin të parkuara”, bëri me dije policia vendore.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e krimit.

Kurse policia e Vlorës ka ekzekutuar urdhrin e arrestit për 42-vjeçarin në kërkim D. H., banues në fshatin Gjorm.

ME TE LEXUARAT