Emri/ Shkoi për të blerë peshk, shqiptari aksidentohet për vdekje 100 metra larg banesës!

Aktualitet

Emri/ Shkoi për të blerë peshk, shqiptari aksidentohet për

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptar.Viktima, i indentifikuar si Artur Çela, ndodhej vetëm rreth 100 metra larg shtëpisë së tij pasi kishte shkuar të blinte peshk për darkë.

I ndjeri ishte i njohur për mirësjelljen dhe përkushtimin e tij ndaj punës dhe në shtëpi po e priste gruaja e tij Suzana dhe dy fëmijët, Eni dhe Martina.

Ai ndodhej vetëm njëqind metra larg shtëpisë kur motoçikleta e tij u përplas me një “Fiat 500” që po dilte nga një rrugë anësore për të hyrë në rrugicën aty pranë.

Dinamika dhe shkaqet e këtij aksidenti fatal po shqyrtohet nga Karabinierët e Portogruaro-s, të cilët po rindërtojnë incidentin përmes anketave teknike dhe dëshmive.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion