Emri/ Rrjedhje gazi në kuzhinë, merr flakë banesa në Berat!
Lajmifundit
/
28 Mars 2025, 16:23
Aktualitet

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat.
Kanë qenë familjarët ata që sapo kanë pikasur flakët e zjarrit kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit. Drejt vendngjarjes janë nisur dy grupet e shërbimit me 4 punonjës zjarrfikës.
Në një kohë të shkurtër, është bërë i mundur lokalizimi i flakëve dhe shuarja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe.
Situata u vu shpjet nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës.


