EMRI/ Ra nga Ura hekurudhore e Bushtricës, zbulohet identiteti i viktimës

Aktualitet

EMRI/ Ra nga Ura hekurudhore e Bushtricës, zbulohet identiteti i

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në zonën e Bushtricës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shtetasi ka rënë nga Ura hekurudhore e Bushtricës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend, mbi rrugën automobilistike që kalon poshtë saj.

Është identifikuar viktima e ngjarjes 58-vjeçari Arif Shengjergji.

Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare. Trupi i pajetë është dërguar për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT