EMRI/ I zhdukur që prej 2 Prillit, i mituri nga Korça gjendet në Durrës

Aktualitet

EMRI/ I zhdukur që prej 2 Prillit, i mituri nga Korça gjendet

Është gjetur këtë të enjte në qytetin e Durrësit 16-vjeçari nga Korça Anxhelo Abidini, i cili rezultonte i zhdukur që prej 2 Prillit, kur ishte larguar nga banesa e tij në rrethana misterioze dhe nuk ishte kthyer më

Ka qenë policia e Durrësit ajo që ka gjetur Anxhelo Abidinin, i cili është shëndoshë e mirë dhe aktualisht ndodhet në ambientet e komisariatit të Korçës së bashku me familjarët e tij.

Prindërit e të miturit denoncuan edhe në media zhdukjen e djalit të tyre, ku dyshonin se ai ishte larguar nga banesa pas problemeve me Policinë, pasi ishte përfshire në një vjedhje në qytetin e Korçës së bashku me një 30-vjeçar, i cili aktualisht është në burg. I mituri është dënuar me shërbim prove për aktin e kryer.

Kjo nuk është hera e parë që Anxhelo Abidini largohet nga banesa, pasi të njëjtën gjë ka bërë edhe në dhjetor të vitit 2024, në kohën kur Prokuroria e Korçës përfundoi hetimet për aktin që ai kishte kryer. Në atë kohë ai qëndroi për 5 ditë larg banesës dhe më pas ishte kthyer sërish.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion