EMRI/ I dënuar në Itali për trafikim droge, kapet me qëllim ekstradimi 38-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Itali për trafikim droge, kapet me qëllim

Është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Alesjo Abdija, 38 vjeç. 

Alesjo Abdija ishte i dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, operacioni i koduar “Operacionalja 77”.

I dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike, kapet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 77”.

Në kuadër të operacionit u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Alesjo Abdija, 38 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata e Perugias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion