EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari shqiptar

Aktualitet

EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, arrestohet në

Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke ka vënë në pranga një 47-vjeçar shqiptar të dënuar me burgim të përjetshëm.

Jani Alia ishte shpallur në kërkim ndëkrombëtar për vrasjen e Elton Çiços në Bllok, është arrestuar në Athinë, ndërkohë që pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.Njoftimi:

Operacion i përbashkët ndërkombëtar për kapjen e të kërkuarve të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Finalizohet operacioni i koduar “IN TIME” në bashkëpunim me Policinë Greke.

Në Athinë kapet dhe vihet në pranga i shumëkërkuari Jani Alia, 47 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Departamenti i Policisë Kriminale, pas punës gjurmuese dhe sigurimit të informacionit, identifikoi vendndodhjen e Jani Alia, i cili fshihej në Athinë. Falë bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve greke, Policia Greke finalizoi operacionin “IN TIME”, duke arrestuar këtë shtetas.

Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të çuar përpara bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

ME TE LEXUARAT