Të dënuar me 20 vite burg për vrasje, arratisen dy shqiptarët nga burgu grek

Aktualitet

Të dënuar me 20 vite burg për vrasje, arratisen dy

Dy të dënuar janë arratisur nga burgi i Kassavetias në greqi mbrëmjen e së enjtes. Mediet greke raportojnë se dy të burgosurit shqiptarë të moshës 41-vjeç të dënuar me 20 vite burg për krime të rënda si vrasje, grabitje dhe zjarrvënie, kanë mundur të arratisen.

Ata qendronin në burg prej vitit 2019, por ishin lënë të qendronin në një zonë të parrethuar të burgut për shkak të sjelljes së mirë.

Dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi. Të arratisurve u kishin dhënë pesë ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre.

Arratisja e tyre u zbulua në orën 21:00 të së enjtes dhe menjëherë policia greke u mobiizua për kapjen e tyre pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT