EMRI /Arrestohet në Muriqan i dënuarI me 16 vite burg në Itali për trafikim dhe prostitucion

Aktualitet

EMRI /Arrestohet në Muriqan  i dënuarI me 16 vite burg në Itali

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan,bëjnë të ditur se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të Shqipërisë shtetasin Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në, Itali, me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale "Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike" dhe "Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit"

NJOFTIMI

PKK Muriqan

Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.

ME TE LEXUARAT