EMRAT/ Vidhnin materiale në mobilerinë ku punonin dhe i shisnin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Aktualitet

EMRAT/ Vidhnin materiale në mobilerinë ku punonin dhe i shisnin,

Sevastian Maçi dhe Florenc Begu, dy të rinj të punësuar në një mobileri, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës, janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë vjedhur artikuj mobilerie dhe i kanë shitur, duke i shkaktuar biznesit dëm 160 milionë lekë. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e administratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”. Si rezultat i operacionit: u ndaluan shtetasit Sevastian Maçi, 31 vjeç, dhe Florenc Begu, 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinj dëm. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion