Nga hedhja e karrigeve te shkopinjtë e bejsbollit/ Zbardhen detaje nga sherri në Korçë, si degradoi konflikti

Aktualitet

Nga hedhja e karrigeve te shkopinjtë e bejsbollit/ Zbardhen detaje nga

Zbardhen detaje të reja nga sherri mes dy grupeve në zonën e Pazarit të Vjetër të Korçës. Policia e Korçës ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali ku ndodhi sherri masiv që përfundoi në plagosje.

Nga informacionet e deritanishme, sherri masiv ka përfshirë dy grupe personash të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht e më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.


Pas kësaj, tre autorët e shoqëruar dyshohet se kanë nxjerrë mjetet prerëse dhe kanë plagosur tre persona.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv. Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve.

E gjithë ngjarja ka ardhur për motive banale dhe nën efektin e alkoolit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion