Zjarr në Lazarat/ Erërat e forta rrezikojnë përhapjen e flakëve drejt banesave, shkak dyshohet bashkimi i telave elektrikë

Aktualitet

Zjarr në Lazarat/ Erërat e forta rrezikojnë përhapjen e

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, duke përfshirë një sipërfaqe me bar dhe shkurre.

I favorizuar nga era e fortë, zjarri rrezikoi të përhapej në drejtim të banesave të zonës.

Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, pas njoftimit, shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së shpejtë, arriti të izolojë dhe shuajë flakët, duke shmangur përhapjen e tyre dhe rrezikun për banesat nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë.

Si pasojë u dogj vetëm një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk u regjistruan dëme në banesa apo dëme të tjera materiale.

ME TE LEXUARAT