EMRAT/ Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër, arrestohen dy persona

Aktualitet

EMRAT/ Gjendet arsenal armësh në një fshat në Shkodër,

Policia e Shkodrës gjatë një aksioni në fshatin Ura e Shtrenjtë ka sekuestruar një arsenal armësh zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike dhe targa të huaja.

Dy persona, Sami Meaj dhe Selim Myrtja, u arrestuan në flagrancë si të dyshuar për posedim të materialeve të sekuestruara dhe bashkëpunim me shtetasin R. M..

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan: 11 armë zjarri,5506 fishekë luftarak,7 krehra arme zjarri automatike, 6 krehra pushke,35 metra fitil detonator,25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 palë targa të huaja (njëra e Gjermanisë dhe tjetra e Austrisë).

Sipas hetimeve të para, të arrestuarit dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të një personi tjetër të shpallur në kërkim.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion